Kandidatja per deputete Anila Denaj u takua ne Sarande me botuesin e njohur Fatmir Toçi. “Me Fatmir Toçin, një personalitet i shquar i Qarkut Vlorë, një ish-deputet, një intelektual dhe drejtues i disa shoqatave me shtritje kombëtare e më gjerë, siç janë “Labëria”, “Vllazërimi Kuçiot, “Drita” në Athinë, etj..-u shpreh Denaj pas takimit.
Është kënaqësi sa herë që takohemi sepse kemi mundësi të ndajmë mendime, se si ky rajon mund të zhvillohet më tej me vizionin e një të ardhmeje më të mirë.
Ish deputeti dhe botuesi i njohur Fatmir Toçi nga ana e tij u shpreh :”Anila Denaj – fisnikëria e një zonje që të bën ta ndjekësh me simpati e admirim në performancën e saj si nikoqire e ekonomisë shqiptare, por edhe tani si deputete e ardhëshme e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është ndjesia dhe përshtypja që mora këtë fundjavë gjerësisht edhe në Sarandë, Delvinë e Ksamil ku kalova fundjavën me familjen-tha Toçi/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI