Reperi amerikan Kanye West, i njohur edhe me emrin artistik Ye, i cili performoi mbrëmjen e djeshme në koncertin në “Eagle Stadium” në Tiranë, ka shprehur falënderime për pritjen e rezervuar.
Në një postim sot në rrjetet sociale, West shkruan: “Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për ndërtimin e një stadiumi dhe për mikpritjen që më bëtë në vendin tuaj të bukur”.
Koncerti bëri bashkë në Tiranë fansa me 80 kombësi të ndryshme. Entuziazmi i tyre ishte i jashtëzakonshëm, teksa ndanë emocionet dhe pritshmëritë për natën që e kishin pritur prej kohësh.
Koncerti i Kanye West u shndërrua në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në vendin tonë, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e destinacioneve që mirëpresin spektakle të mëdha.(Klodi SARAÇINI)///





/
ME SHUME LAJME
OSBE: Gati të ndihmojmë në lehtësimin e dialogut
Tensione dhe përplasje në Bulevard, protestuesit djegin kioska
Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Europës: S’janë duart e studentëve, por të opozitës! Do ta paguajnë