Pakënaqësi në rritje, kaos dhe refuzime për kandidime në listat e hapura të Partisë Demokratike dhe farsës së Primareve të Sali Berishës.
Pas shpalljes së listës së mbyllur të Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Manjola Nikollo mësohet se ka refuzuar për të qenë pjesë e listës së kandidatëve në listën e hapur.
Gazetari i Report TV, Limos Didani, informon se ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga vetë Nikollo mbi arsyet e këtij refuzimi, por burime pranë PD-së bëjnë me dije se vendimi ka ardhur pasi emri i saj, në bazë të rezultateve të Primareve, është zëvendësuar me Vangjel Dulen e PBDNJ.
Manjola Nikollo dha dorëheqje nga kryetare e Degës së PD Sarandë, për të garuar në Primare, ku u rëndit e treta në Qarkun Vlorë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI