– Franca u bë sot skuadra e dytë finaliste, pasi mundi Marokun me rezultatin 2-0, sipas pamjeve televizive.
Në ndeshje ishte i pranishëm edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
Rezultati i pjesës së parë të ndeshjes ndryshoi shumë shpejt, kur Theo Hernandez shënoi në minutën e pestë pas një aksioni të gjatë të francezëve.
Në këtë pjesë loje, të dy ekipet goditën shtyllat, fillimisht francezët dhe më pas marokenët.
Në pjesën e dytë, Franca shënoi sërish me anë të Kolo Muani (79′).
Franca do të luajë ndeshjen finale të dielën, më 18 dhjetor, në orën 16:00 kundër Argjentinës, ndërkohë që ndeshja për vendin e trete do të zhvillohet të shtunën, më 17 dhjetor, në të njëjtën orë, mes Kroacisë dhe Marokut.////
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI