Ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri të ditur se konkursi ndërkombëtar për dizajnin e qendrës së vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit përmbylli fazën e tij të parë, duke shpallur 4 studiot finaliste.
Sipas saj, ato janë: Kengo Kuma & Associates (Japan) me CHwB Albania, YOKE, Esmeralda Agolli, Ervin Paci, SOLARON Albania, iMEPS Engineering & Consulting, and R-Team Engineering;
Lahdelma & Mahlamäki Architects (Finland) me Geometria Architecture, doxiadis+, Ralph Appelbaum Associates, Giorgos Papazafiriou, dhe Sitowise;
Philippe PROST / AAPP (France) me Michel Desvigne Paysagiste, William Van Andringa, Terrell Group, ECO + CONSTRUIRE, dhe CL Design;
William Matthews Associates (UK) me Barker Langham, Harris Bugg Studio, Structure Workshop, dhe Atelier Ten.
“I shpallur nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit, konkursi ndërkombëtar i qendrës së vizitorëve mbështetet financiarisht nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe organizohet nën mbikqyrjen e Ministrisë së Kulturës nga kompania britanike Malcolm Reading Consultants”, tha ministrja.
Margariti theksoi se, kjo qendër, e denjë për të mikpritur vizitorët, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme në shërbim të tyre do të respektojë së pari vlerat e jashtëzakonshme universale jo vetëm të zemrës arkeologjike, por të të gjithë Parkut Kombëtar. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI