Edukimi përmes argëtimit i fëmijëve për të qenë qytetarë të përgjegjshëm në rrugë e drejtues mjeti më të vetëdijshëm kur të rriten është një ndr fushatat që po kryen Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në shkollat e vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të veprimtarisë që po zhvillohet për edukimin e fëmijëve me rregullat e lëvizjes në rrugë në disa shkolla të vendit.“Shëtisim me Këndin e Sigurisë Rrugore në çdo shkollë. Edukojmë përmes argëtimit fëmijët për të qenë qytetarë të përgjegjshëm në rrugë e drejtues mjeti më të vetëdijshëm kur të rriten”, u shpreh kryeministri.
Në fillim të muajit janar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve me rregullat bazë të sjelljes qytetare e sigurisë rrugore për grupmoshën 6-14 vjeç.
Marrëveshja po ashtu parashikon kryerjen e fushatave sensibilizuese mbi sjelljen në rrugë për ndërgjegjësim publik të përdoruesve të rrugës, si edhe ndikimin për mësimin e edukatës rrugore në institucionet arsimore. Veprimtaritë kryesore kanë në fokus njohjen e manualeve edukative, ndërgjegjësimin mbi rreziqet në rrugë, praktikat e sjelljeve të përgjegjshme, zgjedhjet e sigurta në situata të improvizuara rrugore për veten e të tjerët, si dhe njohjen e tabelave sinjalizuese.
Në vitin 2021, sipas INSTAT-it, numërohen 1.376 aksidente rrugore nga 1.234 aksidente të ndodhura në vitin 2020, duke u rritur me 11,5 %. Krahasuar me vitin 2019, numri i aksidenteve është ulur 8,1 %.
Në vitin 2021, aksidentet rrugore, në 15,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 17,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI