Pas 8 vitesh pritjeje, u hap mbrëmjen e së shtunës edicioni XI i Festivalit Folklorik Kombëtar, në Gjirokastër. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau foto të natës së parë të këtij festivali, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga familja e tij.

“Mes një emocioni të jashtëzakonshëm, një atmosfere të ngrohtë e mikpritëse si di vetëm Gjirokastra e gjirokastritët, nën një kurorë dritash, krijuar prej kilometra fijesh në nder të artizanëve tanë, nën prezencën e Kryeministrit të vendit Edi Rama, përfaqësues të trupave diplomatike, qindra të ftuarve dhe një publiku dashamirës, hapëm edicionin XI të Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër”, u shpreh Margariti.

Ajo bëri të ditur se potpuria më e bukur e këngëve të djepit, të dasmave e gëzimeve, vallet e ritet, parada e kostumeve popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë e diaspora do të na shoqërojnë përgjatë 8 netëve!


“Çdo natë është një festë, nga skena e kalasë te Sheshi i Çerçizit e çdo kalldrëm i Gjirokastrës! Le të festojmë të gjithë së bashku bukurinë e shpirtit shqiptar!”, tha Margariti më tej.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI