SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi u shpreh sot se përgjimi me kamera i territorit nga krimi ka marrë përmasa të frikshme.

Në një deklaratë për mediet ajo tha se, “në dhjetëra bashki të vendit janë evidentuar qindra kamera të pautorizuara dhe në shërbim të grupeve kriminale. Realisht krimi ka pasur nën kontroll të plotë Policinë e Shtetit dhe veprimtarinë saj në terren”.

Sipas saj, policia që shikon edhe një fshatar që shet një trastë domate e dy tufa majdanoz apo që nuk i shpëton një riparim çezme në një banesë qytetari, nuk paska parë qindra kamera anë e mbanë vendit që haptas mbështesnin veprimtarinë kriminale dhe trafiqet e çdo lloji.

“E vetmja përgjigje për këtë shtet të kapur është vota masive e qytetarëve. 14 maji është momenti kur do të realizohet ndryshimi me çdo çmim dhe kur shteti do t’ju kthehet më në fund qytetarëve”, u shpreh Kërpaçi.///

error: