SARANDË-Në grup vëzhgimi në terren për ankesat e banorëve të Ksamilit mbi investimet rrugore të FSHZH, ishte sot një nga produktet e mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, ku ishte e pranishmne edhe zëvendëskryebashkiakja Manjola Nikollo .

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Sarandës Asaf Stroka pas shqetësimeve të ngritura nga këshilltarët Përparim Ahmeti, Gjergji Imeri dhe Vesel Koçia, deklaroi se grupi i punës në terren do të ketë të zgjedhur nga të gjitha forcat politike që përfaqësohen në Këshill, do të verifikojë në terren dhe do të marrë kontakte me banorë dhe biznese të NJA Ksamil mbi ankesat rreth punimeve të kontraktorëve të FSHZH (Fondi Shqiptar i Zhvillimit) për rrugën e re në proces ndërtimi.

Më parë këshilltari Përparim Ahmeti adresoi si “kritike” dhe me pasoja te biszneset që rrezikojnë të falimentojnë nga e punimet për hapjen e unazës së Ksamilit. Shqetësimi i tij u mbështet edhe nga këshilltari Vesel Koçia si dhe nga kreu i grupit të Këshilltarëve socialistë në këtë Këshill, av.Gjergji Imeri.


Shpjegimet e dhëna gjatë kësaj mbledhje nga Martion Zhupa, drejtor i Projekteve, Turizmit, Rinisë dhe Integrimit Evropian, u konsideruan të përcipta dhe nuk i kënaqën aspak këshilltarët lidhur me ankesat e përcjella nël emër të banorëv të Ksamilit.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi