Kreu i Këshillit Euroatlantik i Partisë Demokratike, Preç Zogaj ka denoncuar sot “cenimin e barazisë në zgjedhje, shprehur edhe në vonesat ekstreme të qëllimshme për livrimin e fondeve për fushatën elektorale të PD-së, çfarë ka bërë që praktikisht kjo parti të fushatojë deri në fund pa financimet që i jep ligji, në kontrast të stërmadh me fushatat publicitare shumë të kushtueshme, me financime jotransparente, të Partisë Socialiste dhe koalicionit “Bashkë fitojmë””.
Në një deklaratë për mediet, Zogaj shprehu shqetësimin e thellë për “rastet e shitblerjes së votës, që në intensifikimin e tyre në ditët e mbetura të fushatës do të rrezikonin shdërrimin e zgjedhjeve nga festë në farsë të turpshme që i intereson vetëm kriminalizimit të politikës”.
“Vlerësojmë dhe mbështesim fuqishëm fushatën elektorale të Partisë Demokratike në të cilën drejtuesit e saj nga baza në qendër me Enkelejd Alibeajn në krye, kandidatët e saj me Roland Bejkon në Tiranë si zëri i tyre me përfaqësues, anëtarët dhe simpatizantët e saj në mbarë vendin, po shpalosin me qartësi dhe vendosmëri alternativën e një opozite të vlerave perëndimore dhe kombëtare të qendrës së djathtë dhe të një Partie Demokratike të hapur e të reformuar me shikimin nga e ardhmja”, tha ai.
“Theksojmë se normalizimi i përdorimit të administratës dhe makinerisë shtetërore në zgjedhje për llogari të Partisë Socialiste me justifikimin se na lejohet gjithçka meqë një pjese të opozitës i janë mbyllur dyert në SHBA dhe Europë, është e papranueshme dhe shumë e dëmshme për demokracinë, për vendin. Asgjë nuk e justifikon shkatërrimin e standardeve zgjedhore euroatlantike. Ripohojme se zgjedhjet e 14 majit, megjithëse vendore, janë si asnjëherë tjetër, zgjedhje politike dhe gjeopolitike gjithashtu. SHBA, Europa, Perëndimi po na shohin me kë janë zgjedhësit shqiptarë tani”, nënvizoi ai.
Këshilli Euroatlantik pranë PD-së përsëri thirrjen drejtuar zgjedhësve pa dallim, “demokratë, pa parti, të pavendosur, elektoratit gri, njerëzve të lirë e të fortë të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 14 majit, të votojnë kandidatët e Partisë Demokratike, të votojnë numrin 9 në fletën e votimit për këshilltarë, t’i japin mundësi kësaj partie të mbetet një forcë politike vitale, të ringrihet, të reformohet, modernizohet dhe riniset si alternative perëndimore dhe kombëtare e rrotacionit sa më të shpejtë të pushtetit në Shqipëri”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI