Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.
Kim theksoi pritshmëritë e SHBA-së që SPAK-u do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar, pavarësisht sa të fuqishëm apo të pasur, pavarësisht me cilën parti.
“Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj në BKH, SPAK po sjell më shumë rezultate çdo ditë. Prej fillimit të 2021, SPAK ka hapur 264 çështje të reja (218 për korrupsion dhe 46 për krim të organizuar). 127 persona janë dënuar”, tha Kim.
Ambasadorja theksoi se “vendimet përfundimtare të gjykatave kanë konfirmuar konfiskimin e më shumë se 70 milionë eurove, të cilat i kanë kaluar shtetit shqiptar”.///
ME SHUME LAJME
Qytetarët në protestën e 59-të kundër investimit në Zvërnec
Policia: Kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp
Gonxhja: Mbrojtja e industrisë turistike, përgjegjësi e përbashkët dhe përtej çdo agjende politike momentale