–Nje event i rendesishem artistik pritet te zhvillohet ne te muajit shtator.
Sipas burimeve bashkiake aktivitetit titullohet “SARANDA ART DAYS” (DItët e Saranda Art) dhe do te perfshijne 35 piktore piktore nga 15 vende nga Ballkani, Europa po edhe pertej kontinentit europian si nga Arabia Saudite ,etj,.
Mesohet se artistët e penelit te përfshirë në këtë koloni Ndërkombëtare, vijnë ne Sarande nën organizimin dhe sipërmarrjen e Qendrës “Tirana Art”, të drejtuar nga piktorja Jona Dividi. Eventi mbeshtet edhe nga Bashkia e Sarandes.
Sipas zedhenesit te Bashkise Thoma Nika, Qendra“Tirana Art” vjen për herë të dytë në Sarandë me projekt arti. Më mare e ka qene aktiviteti i dedikuar tematik “Artistët për Gruan”i cili u zhvillua ne mars te vitit te kaluar. Aso kohe u kespozuan ne Galerine e arteve pamore te Bashkise 100 vepra arti nga 100 piktorëve nga hapësira mbarëshqiptare.

Kësaj radhe dedikimi është Saranda që frymëzon. -thane burime bashkiake. Për 5 ditë me radhë, prej 10 deri më 15 shtator, Saranda pritete te behet atelieja qe do te sjelle prane artdashesve , po edhe turisteve shqiptare dhe te huaj magjine e piktures me penela te “ngjyer” ne magjine e hireve te Sarandes .
Një ekspozitë e vetme, do kurorezohet ne tri sallat e Galerisë “Art Saranda”.
Po edhe nje mesazh me shume, sjell ky aktivitet. Nje mesazh artistik: Sezoni turistik ne Sarande vijon me evente te tjera kulturore ./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI