SARANDE RADIO, 19/07/2019-Radio SR// Këshilli i Lartë i Prokurorisë prezantoi te premten Lorenc Merkurin si drejtues i prokurorise te rrethit gjyqesor SR./.Per te bere prezantimni e titullarit te ri te organit te akuzes, KLP kishte ngarkuiara anetaren, Nurihan Seiti .Ne prezantimin e z.Merkuri ishin te pranishem punonjes te prokurorise dhe administrates se ketij institucioni ne Sarande, njerez te medias, etj,. Pasi foli per rolin e KLP ne kete periudhe te rendesishem te zbatimit te reformes ne drejtesi, znj.Seiti vleresoi figuren e z.Merkuri duke theksuar se “Kam nderin qe me votat unanime te KLP te prezantoj prokurorin Lorenc merkuri si drejtues te kesaj Prokurorie.Ne i bejme prezantimet jo vetem te njihen nga trupa e prokurorise dhe administrata por i bejme prezantimet per t’u dhene drejtuesve figuren qe meritojne” .Duke vleresuar personalitetin e z.Merkuri, znj.Seti u shpreh se “Percese fjaleve shume te mira qe i thane ne Keshill (KLP),kemi besimin se edhe ne kete periudhe te veshtire nen trusnine e vetingut Lorenci do ta kaloje me dinjitet te vecante”.
Nga ana e tij zoti Merkuri pasi falenderoi KLP per besimin, shprehu dindjen se ne perballimin e detyrave te ketij institucioni do te punoje ne cdo hap se bashku me koleget dhe trupen e prokurorise .
Pej disa muajsh ne krye te instituciontit e akuzes ne SR ka sherbyer z,.Sali Hasa. Hasa zevendesoi ne kete detyre si i komanduar titullarin e meparshem Edison Ademi i cili nuk u kualifikua ne detyre nga procesi i vetingut .
Lorenc Mërkuri ka punuar më parë si jurist në drejtorinë juridike të bakës së kursimeve në Sarandë ( 2001-2003). Për një periudhë (2003-2012 ) punoi në prokurorinë e Gjirokastrës;. Në përiudhën 2012-2013 ,prokuror në Gjirokastër dhe prej dhjetorit të vitit 2013 e në vazhdim, ka punuara në prokurorinë e rrethit gjyqësor Sarandë.
Në fushën e kualifikimeve Mërkruri pas masterit në shkencat penale (UT), për një kohë ka qenë pjesë e taskforcës për “Luftën ndaj krimit dhe korrupsionit “. Ka kryer trajnime të ndryshme në shkollën e Magjistraturës./// (FOTOT-Radio SR)
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Info PLUS. Mjetet inteligjente monitorojnë rrugët, asnjë shkelje nuk i shpëton kontrollit
Ndahet nga jeta artisti Shaban Zeneli “Bilbi i Çamërisë”
“Jerusalem Post”: Shqipëria, një nga destinacionet më tërheqëse të Evropës