DELVINË, 05/08/2019-RADIO SR// Është konstituuar sot(e hënë) në Delvinë këshilli i ri bashkiak i dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë mbledhje solemne përvec dhjetra qytetarëve delvinjotë kane qenë të pranishëm edhe prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj si dhe deputetët Alket Hyseni dhe Andrea Marto. Ceremonia e konstituimit nisi me himnin kombetar.Sipas ligjit këshilltari më i vjetër,Gazmend Rugji drejtoi procedurat deri ne zgjdhjen e kryetarit të Këshillit Bashkiak/Prefenti i Qarkti I qarkut Vlorë, Mamaj dhe deputeti Hyseni uruan kryetaren e re të Bashkisë znj. Majlinda Qilimi dhe anetarët e Këshillit Bashkiak.
Me votimin e fshehtë për postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Delvinës u zgjodh Izet Sina ndërsa zv.kryetare Florenca Ruci. Një moment i rëndësishëm në konsituim, ishte edhe marrja e detyrës së bashku shiritin kuq e zi nga kryetarja e bashkiise Majlinda Qilimi. Por sipas praktikës në këtë ceremoni shiriti kuq e zi, I titullarit nuk iu dorëzua zonjës Qilimi nga pararendësi I saj ish kryetari i Bashsksie Rigels Balili.
Zonja Qilimi shprehu mirënjohjen për qytetarët të cilët i besuan asaj votën më 30 qershor. ///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI