Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti mbrëmjen e sotme në”Air Albania” sfidën e fundit në grupin e saj në Ligën e Kombeve përballë Islandës duke barazuar me rezultatin 1 me 1.
Edhe pse ishte një ndeshje më shumë për prestigj, tanimë që vendi i parë ishte i paarritshëm, interesi i tifozëve kuqezi ishte i madh, por rezultati zhgënjyes, pasi Islanda barazoi ne fund të takimit golin e skuadrës sonë, shënuar në pjesën e parë të ndeshjes.
Kuqezinjtë janë në vendin e fundit në grup teksa kanë regjistruar një barazim e dy humbje në sfidat e tyre, ndërsa Islandezët kanë vetëm 3 barazime në sfidat e luajtura deri tani.
Për këtë sfidë, trajneri Edi Reja kishte bërë ndryshime të rëndësishme në rreshtim në krahasim me sfidën me Izraelin, duke ulur në stol Hysajn, Ajetin, Asllanin, Laçin e Brojën. Në vend të tyre aktivizohen Lenjani, Veseli, Ramadani, Bajrami dhe Uzuni.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI