Kompania që kryen punime në rrugën Kardhiq-Delvinë, iu përgjigj thirrjes së bashkisë Finiq për riparimin e një aksi rrugor të dëmtuar në Pecë dhe të pakalueshëm për në fshat.
Burime zyrtare nga bashkia bënë të ditur se “Përfunduan punimet e hapjes së segmentit rrugor të hyrjes së fshatit Pecë i cili, për shumë kohë ishte i pakalueshëm për shkak të rrëshqitjeve.

Mësohet se kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço kërkoi ndihmën e shoqërisë AGBES CONSTRUKSION që kryen punime në segmentin e rrugës Kardhiq -Delvinë cila u përgjigj menjëherë duke dërguar makineritë e rënda.
Për riparimin e aksit rrugor u kryen rreth 4.500 metër kub gërmime, u hapën kanale kulluese dhe u shtrua me cakëll i gjithë segmenti ,- thane të njejtat burime.
Vasil Gazeli, kryetar i kryesisë në Pecë në emër të banorëve ka falënderuar kryebashkiakun Kiço dhe administratorët e shoqërisë AGBES CONSTRUKSION që mundësuan zgjidhjen e një problemi kaq serioz për fshatin i cili tashmë nuk është i izoluar pë shkak të rrugës.///R-SR//
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi