Kultivuan kanabis në Qafë të Soronesë, prangosen dy persona, perkatesisht 60 dhe 24 vjeç.
Policia vuri ne dukje se ”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si rezultat i kontrollit të territorit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Xarrë, Konispol.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 24 vjeç si dhe u ndalua shtetasi A. A., 60 vjeç, të dy banues në Sarandë. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në një sipërfaqe të pyllëzuar në vendin e quajtur “Qafa e Sorones”./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI