Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim në presidencë, Kryeministrin Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste.
Takimi zhvillohet në vijimësi të konsultimeve që kreu i Shtetit po zhvillon me krerët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Meta tha se “konsultimet me krerët e partive kanë si qëllim për të ndihmuar sa më shumë për një proces sa më gjithëpërfshirës”.
“Jo se vendosja e datës ka ndonjë rëndësi vendimtare, por për të respektuar çdo ndjeshmëri apo edhe kalendar, siç janë festat fetare. Në këtë drejtim, jam shumë i interesuar të dëgjoj edhe mendimin tuaj si përfaqësues i PS”, tha Meta.
Kryeministri Edi Rama shoqërohet në këtë takim nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI