Zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, u prit sot në një takim nga kryetarja e bashkisë së Korfuzit, Merope Hydraiou. Gjekmarkaj u shpreh se, Korfuzi është një qytet fqinj dhe mik me Shqipërinë, rrënjë dhe simbol i qytetërimit evropian.

“Qyteti është shtëpi e mijëra emigrantëve shqiptarë, ndër më të integruarit në ekonominë dhe jetën e ishullit”, shtoi ai. Gjekmarkaj dhe kryebashkiakja Hydraiou diskutuan mbi nxitjen e bashkëpunimit ndërkufitar të gjithanshëm mes Korfuzit dhe qyteteve shqiptare.

Po ashtu, temë e bisedimeve ishte bashkëpunimi mes qeverive dhe institucioneve shtetërore e sipërmarrjeve private, për ta shndërruar emigrimin në një burim zhvillimi për vendet dërguese e pritëse dhe si instrument për zhvillimin, mirëqenien, mirëkuptimin dhe miqësinë mes popujve e njerëzve të të dy vendeve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI