Më 1 gusht do të nisë puna edhe në tre lotet e tjera të korridorit Blu, që lidh Kroacinë me Greqinë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se Korridori Blu, është segmenti më i gjallë për të treguar interkonektivitetin në zonën e Ballkanit, që lidh Kroacinë me Greqinë, duke pasur si komponentë edhe Malin e Zi dhe Shqipërinë. Pjesë e këtij korridori, tha Balluku, janë edhe mbi 318 km në Shqipëri, ndërsa një pjesë e tyre janë ndërtuar.
“Në 2019-ën kemi lançuar Korridorin Blu, por për shkak të pandemisë, ky projekt mbeti pezull. Kemi lidhur kontratën për njërin nga këto lote, konkretisht lotin Thumanë-Kashar, me gjatësi 21.1 km. Sot që flasim kemi 6 km trase që është e gatshme dhe vijon puna. Më 1 gusht do hapim 3 lote t tjera Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Konjat. Në total janë 115 km, duke u bashkuar kështu edhe me pjesët e tjera të korridorit Blu të ndërtuar. Sunimi ynë në vitin e ardhshëm është të zgjidhim problematikën në bajpasin e Gjirokastrës që do të lidhë pjesët e reja të Korridorit, duke bërë lidhjen nga Muuriqani në Kakavijë”, deklaroi Balluku.
Ministrja theksoi se ky është një projekt i bazuar në studim fizibiliteti të thelluar dhe pjesë e korridoreve europiane të transportit rrugor, i kategorisë “A”.
“Për shkak të kostos së lartë, është zgjedhur instrumenti financiar i koncesionit prej 35 vitesh.
“I qëndrojmë asaj që kemi thënë, për sa i përket çmimeve për kilometër. Korridori blu do të shoqërohet me rrugë alternative pa pagesë ië kategorisë “C”, për ti dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhin”, tha ajo. /atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI