Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje të gjitha KZAZ-ve të vijojnë pa ndërprerje procesin e numërimit të votave.Në një deklaratë publike, KQZ u kërkon grupeve të numërimit të mos ndërpresin numërimin.
KQZ thekson se, Grupet e Numërimit të Votave duhet të kryejnë në mënyrë të pandërprerë numërimin e të gjitha kutive të pranuara të rregullta nga KZAZ.KQZ shton se, askush nuk mund të refuzojë numërimin e kutive të votimit, pasi refuzimi përbën vepër penale.
“KZAZ-të të zhvillojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për kryetar të bashkisë dhe të këshillit bashkiak në mënyrë të pandërprerë. KZAZ të marrin masa për zëvendësimin në kohë të anëtarëve të grupeve të numërimit nëse është rasti”, thekson KQZ.
Gjithashtu, KQZ shton se, “KZAZ-të duhet të plotësojnë dhe të administrojnë në mënyrë të saktë tabelat e rezultatit dhe çdo dokument tjetër zgjedhor, si dhe t’i përcjellin ato në KQZ nëpërmjet sistemit përkatës të transmetimit të të dhënave. KZAZ-të sigurojnë kushtet që çdo votë që numërohet dhe vlerësohet, të vëzhgohet nëpërmjet teknologjisë mbështetëse”///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi