Nga Alinda GJONAJ
Shqipëria dhe Hungaria synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë midis dy vendeve, me fokus rritjen e investime, eksportin e vajit të ullirit dhe bashkëpunimin në fushën e peshkimit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në takim që zhvilloi në Tiranë me ministrin hungarez të Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy, vuri theksin në forcimin e partneritetit mes bizneseve të dy vendeve dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit për eksportin e vajit të ullirit dhe në fushën e peshkimit.
“Ndamë së bashku vullnetin për të forcuar partneritetin dhe nxitjen e investimeve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”, u shpreh ministrja.
Kompanitë hungareze kanë paraqitur interes të investojnë në Shqipëri në këto dy sektorë ndaj ministrja Krifca i ofroi bashkëpunim të plotë ministrit Nagy.
Takimi mes dy ministrave u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni hungarez i kryesuar nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, zhvilloi të premten në Tiranë, ku u prit nga Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI