Nga Alba MUZHAQI
Përparim Ahmeti, ndër këshilltarët vjetër në ish komunën e Ksamilit dhe prej disa madatesh, këshilltar bashkiak i Sarandës,po edhe pionier i turizmit në Ksmail deklaroi së fundi në mbledhjen e këtij Këshilli : Prej 15 vitesh, i braktisur nga bashkitë, Ksamilit me inbnvestimket në infrastrukturë, po i kthehet vëmendja e munguar.

Ahmeti, me biznesin familjar, prej shumë vitesh, ka ndjerë jo vetëm shijen e përshtypjeve të turistëve të huaj dhe vendas, për Ksamilin dhe Shqipërinë po edhe premtimet mashtruese te disa kryebashkiakëve se do të bënin “këtë e atë” për Ksamilin, duke bërë shpesh ‘teatrino’.

Ahmeti ka qenë pragu i mikrpitjes së shumë ekspeditave të arkeologëve shqiptarë e të huajl fill pas vitit 1992, arkeologë që punuan prej dekadash ne qytetin antik të Butrintit dhe Parkun Kombëtar me të njejtin emër.

Si këshilltar, Përparim Ahmeti nuk përfaqëson PS-në e cila qeveris sot Sarandën dhe Shqipërinë, por ndoshta zërin e disa prej bashkëqytetarëve të tjerë ksamiliotë, që e kanë ndërtuar të sotmen dhe të nesërmen me biznesin e turizmit, mes sfidave dhe sakrificave që parakupton kjo lloj pune në vendin tonë. /sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.