/01/05/2020//- Në kuadër të operacionit humanitar bashkia e Sarandës ka shpërndarë ndihma në 1089 familje në nevojë dhe të moshuarve që jetojnë vetëm.
Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, tha për ATSH-në se,”deri tani janë shpërndarë pako me ndihma në 1089 familje, ndërkohë që po vazhdon shpërndarja e ndihmave te kategoritë në nevojë dhe pensionistët e vetmuar”.
Sipas tij, shpërndarja e ndihmave do të vazhdojë edhe në ditët në vijim duke aksesuar çdo qytetar nga kjo shtresë dhe për këdo që do të ketë nevojë.
Për sa i përket dezinfektimit, kryebashkiaku Gurma tha se “ditët e fundit po kryejmë sërish dezinfektimin e rrugëve, vendqëndrimet e kontenierëve të mbetjeve urbane dhe çdo hapësire publike”.

Në të gjithë vendin po vijon shpërndarja e ndihmave për pensionistët e vetmuar dhe familjet më të varfra kudo në Shqipëri.//R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI