Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të sëmurëve kronikë.
Fillimisht Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për të rinjtë e angazhuar vullnetarisht për të dhënë kontributin e tyre human për këtë kauzë fisnike, duke e vlerësuar aktin e tyre si ndjenjë të lartë përgjegjshmërie shoqërore.
Njëkohësisht Presidenti Meta falënderoi Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj për impenjimin e Tij të drejtpërdrejtë në këtë kauzë duke dhuruar gjak, si dhe nëpërmjet thirrjes drejtuar besimtarëve bektashianë, për t’iu bashkuar kësaj veprimtarie humanitare.
Në një prononcim për mediat, Kreu i Shtetit falënderoi Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe në veçanti Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për këtë përgjigje të menjëhershme të kërkesës, për të ftuar besimtarët, qytetarët dhe në veçanti të rinjtë për të kontribuar vullnetarisht në një moment tepër delikat për dhurimin e gjakut.
“Për shkak të stinës së verës dhe kufizimeve të pandemisë COVID-19 është domosdoshmëri të organizojmë seanca të tilla edhe në ditët e ardhshme, në mënyrë që fëmijëve që vuajnë nga talasemia dhe të gjithë të tjerët që kanë sëmundje kronike, të vazhdojnë normalisht jetën të pashqetësuar dhe të pa kërcënuar nga mungesa e gjakut”, theksoi Presidenti Meta.///ata///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade