-/ Tuneli i Skërficës me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.
“Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”, – thekson Rama.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga momentet e hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.
Afati i përfundimit të punimeve në rrugën Kardhiq-Delvinë është 7 gushti i vitit 2022, por loti i 7-të, Kardhiq-Delvinë do të jetë gati sezonin e ardhshëm turistik.
E gjithë vepra ka 8 lote nga të cilat lotet 1, 2 dhe 3 kanë përfunduar. Ky aks rrugor do t’i japë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI