“Ne si opozitë i kemi të mbaruara detyrimet tona sa i përket kodit zgjedhor. Çdo gjë që vjen më pas është një punë e këshillit politik, ne kemi përfaqësuesin tonë aty që do ta ndjekë me devotshmëri”, u shpreh sot në një intervistë televizive kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Sipas saj, listat e hapura kanë qenë gjithmonë një demagogji për të larguar vëmendjen nga mungesa e punës, nga situata e tmerrshme ekonomike, nga problematikat e qeverisjes.
“Ne si opozitë kërkojmë lista të hapura 100% dhe shpresojmë që këshilli politik do ta miratojë. Të jeni të bindur, Rama nuk ka për ta pranuar kurrë këtë se do jetë kandidati më pak i votuar brenda Partisë Socialiste. Unë nuk mendoj që ky është problem, është një proces që do ecë”, tha ajo.
Duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi u shpreh se deri sot “nuk kemi një listë të përbashkët”.
“Kemi një Kod Zgjedhor që është shumë i qartë sa i takon koalicioneve. Në momentin që miratojmë listat e hapura, shohim cili do jetë hapi i dytë dhe ecim me radhë. Çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor do miratohet me konsensusin në këshillin politik”, u shpreh Kryemadhi.
“Është betejë për jetë a vdekje për fëmijët e shqiptarëve, do rrinë apo do ikin, ka ngelur vetëm shtresa e sakatëve, as shtresë të mesme nuk ka. Po iku shtresa e mesme normal që është betejë përfundimtare, për 50 vitet e ardhshme”, u shpreh Kryemadhi.
Kryemadhi tha se nuk ka një diskutim për një kontratë paraprake bashkëqeverisjeje me PD. Sipas saj, opozita ka 96 mandate si opozitë e bashkuar dhe katër, pesë i kanë ca të tjerë///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI