I njohur tashme edhe nderkombetarsisht per shkak te publicitetit nga disa portale prestigjizoe te dedikuara per turizmin te cilat i ka joshur magjia e kater Ishujve dhe gjiret e vorgjera, afersia me Butrintin si mikrokozmos i antikitetit ; ne Ksamil, starton sot nje tur me kenge te grupeve te mirenjohura polifonike po edhe me kengetare e grupe mjaft te njohur te muzikes se lehte shqiptare.
Duket se Bashkia e Sarandes po e fokuson perhere e me teper Ksamilin edhe ne aspektin e gjallerimit te jetes kultutore artistike. Kreu i Bashkise Adrian Gurma, mesohet po synon mbeshtetje e iniciativave te aksioneve kulturore artistike ne Ksamil, nje nga destinacionte e preferuara jo vetem per shqiptaret e Shqiperise , Kosoves , trojeve etnike dhe diaspores, por edhe te qindra te huajve nga vende te ndryshe te Europes e e tej, qe mberrijne ketu, 4 milje perballe Korfuzit helen per te shijuar te tjera asete te paprovuara me pare.

“Nata e polifonise”, “Vellezerit korçare”, “Nata e valles popullore”, kengetari i famshem ;’pa moshe” Aleksander Gjoka; Luziana; “Nata e kenges qytetare”; koncert nga Qendra Kulturore e Bashakise Sarande; e famshmja “Elita 5”, etj, etj, jane vetem disa nga performancat vokale e instrumentale te neteve ksamiliote qe pritet te ndiqen nga qindra pushues vendas dhe turiste te huaj.
ME SHUME LAJME
Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec
MEMORIE. Shkallaret e kujtesës-Njerëzit që i dhanë shpirtin lagjes
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta