Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e turistit francez, Miguel Mendes, rreth 20-vjeç në plazhin e Ksamilit. Burime bëjnë me dije se autori i vrasjes, Sokrat Vata 29 vjeç, punonte si bodigard.
Molla e sherrit mes palëve dyshohet të ketë qenë ngacmimi i një vajze nga ana e viktimës, i cili ndodhej në shoqërinë e disa të huajve të tjerë. Gjatë këtij konflikti me mjete prerëse, përveç 20-vjeçarit që humbi jetën, ka mbetur i plagosur në këmbë edhe një tjetër shtetas i huaj që ndodhej me viktimën.
Pas ngjarjes së rëndë, 29-vjeçari është ndihmuar për t’u larguar nga Ksamili nga dy turq, një djalë dhe një vajzë, të cilët e futën atë në bagazhin e makinës. Mirëpo, arratisja e tij u ndërpre, pasi, siç raportohet, policia e ka vendosur telefonin në përgjim dhe, përmes gjurmimit të valëve, lokalizoi lëvizjen e mjetit. Makina u ndalua në Fier, ku efektivët bënë të mundur prangosjen e autorit të fshehur në bagazh dhe shoqërimin e dy shtetasve turq.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kapet dhe vihet në pranga, pas 5 orësh nga vrasja, autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit, në Ksamil Kapja e tij u bë si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Autori i dyshuar u kap nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e forcës “Shqiponja” të DVP Fier, në pikën e përbashkët të kontrollit të ngritur për kapjen e tij, në aksin rrugor “Levan-Fier”.
Autori i dyshuar, shtetasi S. V., 29 vjeç, ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk. Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
Policia jep detaje për vrasjen në Ksamil: Viktima rezulton portugez, jo francez! Në hetim edhe dy turq
Një vrasje që dëshmon kriminalizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe shtetit!
“WorldBankECA”: Nga emigrimi te rikthimi: si turizmi po rilind qytetet shqiptare