Policia e Sarandes ka gjetur dy turistë gjermanë të larguar me një pedalone nga brigjet e Ksamilit dhe te njoftuar si të humbur në det .
Policia lokufitare pasi ka marre informacionin e pare, ka nisur kerkimin duke bashkepunuara edhe me homologet greke te ishullit te Korfuzit.
Ne informcionin e dhene me kete rast Policia sqaron: Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, për 2 turiste që janë larguar me një pedalone, rreth orës 13:00 dhe nuk janë kthyer më, sqarojmë se: Policia Kufitare e Sarandës, menjëherë pas marrjes së njoftimit, ka organizuar shërbimet nga toka dhe nga deti, për gjetjen e tyre. Gjithashtu, Policia e Sarandës ka komunikuar edhe me Policinë Kufitare greke, dhe në bazë të shkëmbimit të informacionit, në Korfuz, nga shërbimet e Policisë Kufitare greke është bërë e mundur gjetja e 2 turisteve gjermane, në gjendje të mirë shëndetësore.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi