Rrezikuan të mbyteshin në det, ndërhyrja e shpejtë e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare shpëton 5 turistë suedezë
Ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në Ksamil u ka ardhur në ndihmë 5 turistëve suedezë, të cilët rrezikuan të mbyteshin në det.
Gjatë patrullimit në hapësirën detare të Ksamilit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare konstatuan një mjet lundrues tip pedalon, me 5 shtetas të huaj në bord, të cilët kërkonin ndihmë, pasi mjeti ndodhej në vështirësi dhe ekzistonte rreziku për mbytjen e tyre.
Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke u dhënë ndihmën e nevojshme, tërhequr pedalonin dhe e shoqëruar atë drejt bregut.
Të 5 turistët u nxorën në breg në mënyrë të sigurt dhe, fatmirësisht, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas shpëtimit, turistët suedezë falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë të jenë të angazhuara maksimalisht për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare, veçanërisht gjatë sezonit turistik.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Kakavije. Rikthehen radhët kilometrike, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!
Ksamil. Ngjarje e rëndë. Humbet jetën 4 -vjeçarja
Bunec. Shkeli perimetrin e sigurisë në plazh, bllokohet mjeti dhe gjobitet drejtuesi