Një sherr mes një grupi të rinjsh dhe punonjësit të një karburanti ka ndodhur pasditen e sotme në Ksamil. Grupi i të rinjve ka sulmuar punonjësin e një karburanti me grushte dhe sende të forta, për motive ende të paqarta. Dy turiste nga Zvicra kanë qenë të pranishme ku ndodhi ngjarja, të cilat janë shprehur se ishin më shumë se 10 persona që po sulmonin një burrë.
“Ne ishim këtu, pranë makinës. Ishin 11 njerëz ose më shumë që po sulmonin një burrë. Njerëzit telefonuan policinë. Ishte situatë e frikshme, ne kurrë nuk mendonim se në këtë vend turistik, në këtë qytet të vogël… ne erdhëm këtu për pushime dhe pamë këtë situatë.. Ne ecëm aty pranë dhe ata nuk u ndalën asnjëherë”, kanë treguar ato. ///’
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi