U rrezikuan të mbyteshin në det, por kanë qenë shërbimet e Policisë Kufitare që kanë shpëtuar dy turistë ukrainas
Lidhur me kete episod gjate nje komunikate per mediat, Polcia vuri ne dukje:” Shërbimet e Njësisë Speciale Delta, të planizuara me shërbim në mbështetje të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, kanë ndërhyrë me profesionalizëm dhe në kohë për t’i ardhur në ndihmë dy turistëve ukrainas, të cilët rrezikuan jetën në det për shkak të përkeqësimit të motit.
Gjatë patrullimit në zonën e Ksamilit, efektivët konstatuan një mjet lundrues tip skaf, i marrë me qira nga turistët, që po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënduara atmosferike. Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas.
Menjëherë, efektivët e Njësisë Speciale Delta ndërhynë duke bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht po punohet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg.
Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare të vendit.” /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Policia Kufitare në Himarë shmangu një tragjedi të mundshme në det
“Do qeverisim sipas kontratës që kemi me shqiptarët, jo sipas algoritmit.”
Rama: Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por prej emrit të Jared Kushner