Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka mohuar se do të ketë ndërtime në Parkun e Butrintit dhe në zonën e pambrojtur afër tij. Ajo është shprehur se nuk do të preket asgjë me vlera arkeologjike dhe mjedisore. Ministrja deklaroi se Ksamili ka ndërtime, ndaj jo më kot është quajtur “Bathorja” e Butrintit. “Plani i menaxhimit të interguar të Butrintit ka qenë në vëmendje të institucioneve, ministrive, për rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura.
Zona e hequr është zona e Ksamilit, që është tashmë zonë urbane, janë bërë ndërtime. Atë që jo më kot e kemi quajtur ‘Bathorja’ e Butrintit. Në 30 vite kemi kryer shumë projekte. Jo çdo ndërhyrje ka qenë e parregullt. Nga 2014 kemi parë mungesën e potencialit arkelologjik, kështu që nuk prekim asgjë që ka vlera arkeologjike dhe mjedisore. Zona e Manastirit ka të njëjtin status, atë të një objekti fetar. Sa i përket planit të menaxhimit, ndërtime në zonë nuk do të ketë veç qendrës së vizitorëve për të arritur standardet e një parku UNESCO”, tha Ministrja.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi