Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, nën akuzë se kishte kthyer banesën e tij në një “supermarket” lëndësh narkotike.
Shqiptari u arrestua në zonën “Tagou-Argyraina” të Mykonos, teksa po tentonte të kryente shitjen e dy pakove kokainë me peshë totale 1.1 gram një 35-vjeçari nga Izraeli.

Pas një kontrolli në shtëpinë ku jeton 28-vjeçari dhe e dashura e tij greke 26-vjeçare, u gjetën pako të vogla kokainë me peshë totale 12 gram. Gjithashtu në shtëpi janë gjetur edhe shuma të mëdha parash. Dyshohet se çifti kryente trafik për shtetas të kombësive të ndryshme, referuar faktit që sasia e parave që iu gjet në banesë, ishin të shteteve të ndryshme.Konkretisht janë sekuestruar 22780 euro, 570 dollarë amerikanë, 420 paund britanikë, 25 dollarë kanadezë, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 lekë shqiptare, 55 dollarë australianë dhe 20 franga zvicerane.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi