/09/04.200// Mediat italiane kanë publikuar fotografi të disa makinave funerale në portin e Barit ku thuhet se janë të viktimave të shqiptarëve që po rikthehen në atdhe pasi humbën jetën nga koronavirusi.
Fotografi janë publikuar dy ditë më parë nga faqja lokale në Bari, “Antennasud”.
“Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë. LIVE nga porti i Barit sekuencat dramatike të hipjes në arkivolëve për në Durrës. Kthimi i trishtuar në vendin e tyre. Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave të varrosjes së shtetasve shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit”, shkruan faqja italiane teksa publikon fotot e fotografit, Francesco Saccente.//R-SR//
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi