Në galerinë e arteve pamore “ART Saranda ” mbrëmjen e së premtes u çel në Sarandë ekspozita e piktorit vlonjat Roland Runaj.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm dhjetra artdashës, njerëz të fushave të ndryshme të artit, shkrimtarë dhe artistë, zyrtarë të Bashkisë, etj,.

Në emër të Bashkisë, Ekspozita u përshëndet nga drejtori i Qendrës Kulturore , Ismail Murtaj.

Piktori Lefter Çeko, drejues i Galerisë dhe kurator i Ekspozitës, vuri ne dukje se Roland Runaj i takon atij brezi artistësh pamorë të cilët janë shkolluar vitet e fundit jashte vendit.
“Ekspozita, është fryt i një bashkëpunimi një vjecar me Galerinë dhe drejtorinë e kulturës dhe vjen nga autori si përthyerje e memories për qytetin e Sarandës, duke shpalosur emocione nga antikiteti, deri ne ditët e kohëve moderne”,- tha Çeko.

Me cilësinë e kuratori, Çeko veçoi dinamikën e pikturimit, dritën dhe motivet nga qyteti bregdetar në kompozimet e Roland Runajt, si shprehje e stilit të tij të veçantë, me gjetjet origjinale, përthyerjet, udhëtimet në kujtesë, etj,.
Gjatë fjalës përshëndetëse autori Roland Runaj, u ndal në dedikimin e kësaj Ekspozite për qytetin e Sarandës dhe motivet që e kanë tërhequr dhe frymëzuar.
“Pikturat dhe përgjithësisht kompozimet e mia, janë sipërfaqe kujtese miksuar me përjetimet e mia dhe përthyerjet shpirtërore me një shtrirje të gjatë nga antikiteti në ditët e sotme,”-u shpreh Runaj në Sarandë.
Ekspozita do të qëndrojë e çelur për tridhjetë ditë dhe pritet që tërheqë vëmendjen e qindra banorëve, rretheve artdashëse dhe mijëra turistëve që po e frekuentojnë Sarandën këto ditë pranvere./SH.Hajno-SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI