Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi se, angazhimi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit gjatë sezonit veror, në aksionin për pastrimin e mjedisit përgjatë vijës bregdetare në katër bashki të vendit, do të vijojë edhe vitin që vjen gjatë periudhës qershor-shtator 2023, duke u shtrirë në 8 bashki.
Kumbaro vlerësoi aksionin për pastrimin e mjedisit përgjatë vijës bregdetare, si faktor të rëndësishëm në mbarëvajtjen e sezonit turistik 2022, ndaj tha ajo, “këtë aksion do të përsërisim edhe në vitin 2023, për t’i ardhur në ndihmë bashkive bregdetare, në kushtet kur 10-fishohet edhe numri i qytetarëve, që frekuentojnë bregdetin shqiptar”.
E pranishme në Komisionin e Kuvendit të Veprimtarisë Prodhuese dhe Mjedisit, Kumbaro deklaroi se, projektbuxheti i vitit 2023 do të mbështesë katër programe kryesore; Planifikim administrimin dhe menaxhimit e turizmit, mbrojtjen e mjedisit; pyjeve dhe menaxhimin administrativ të MTM.
Në prezantimin e projektbuxhetit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ministrja tha se “buxheti për vitin 2023 adresuar MTM, është 2 miliardë e 362 mijë lekë, ose mbi 19.1 milionë euro, të ndara në 7 zëra, ku ndër më kryesoret janë paga, sigurime, shpenzime të brendshme; fondi i veçantë, investime, financime të huaja”.
Kumbaro tha se në draftbuxhetin e vitit 2023 ne kërkojmë që të ketë një lëvizje në fondin e pagave nga 729 milionë 300 mijë lekë në 727 milionë 790 mijë lekë, kjo për shkak të rishikimit të organigramës, për të bërë më efikas raportin punonjës-objektiva për të arritur në kushtet e zhvillimeve aktuale, pas 5 vitesh që funksionin kjo ministri me dy portofole turizëm/mjedis.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI