Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u takua me kryebashkiakun e Athinës Kosta Bakojanis ndërsa vijoi vizitën e saj në Greqi. Në këtë takim, sipas Kumbaros, u vendosën piketa dhe u ndërtuan ide për promovim të ndërsjellë në turizëm, nën frymën e mirë të bashkëpunimit që ka nisur mes dy kryeqyteteve. “Bashkëpunimi është më intensiv se asnjëherë më parë dhe sidomos me kalendarin e ri të Samitit të Bashkive të Ballkanit B-40 ku Athina i dorëzoi Tiranës dhe Erion Veliajt presidencën e radhës”, shkruan ministrja Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Kumbaro e ka quajtur Bakojanis-in, kryebashkiakun e mijëra bashkatdhetarëve tanë, të cilët ai vetë i quan “athinas”. Kumbaro gjendet prej disa ditësh në kryeqytetin grek. Më herët ajo u takua me Dimitris Fregakis, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Turizmit, dhe me stafin e profesionistëve që punojnë çdo ditë në sektor.

Në takimin me homologun grek, ministrin e Turizmit Vassilis Kikilias, u nënshkrua fillimi i një programi të përbashkët pune mes dy ministrive. Kjo do të sjellë promovim të përbashkët të destinacioneve për tregjet e largëta, shkëmbimin e dijeve dhe të dhënave, bashkëpunim për pjesëmarrjet në panaire dhe evente të rëndësishme dhe sigurisht angazhime të koordinuara në institucione ndërkombëtare që nga Organizata Botërore e Turizmit dhe tek të gjitha iniciativat rajonale. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI