Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e kthyer nga takimi ne Athine me strukturat socialiste, inspektoi ne Sarande Portin detar dhe masat infrastrukturore per mikpritjen e turisteve.
Kumbaro shoqerohej nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma dhe drejtori i Portit, Alket Qendro . Qendro theksoi se “portin e vizitojnë thuajse çdo ditë tragetet e shpejtë, si dhe tragetet e linjës Sarandë-Korfuz. Turistët zbresin në port dhe hipin në autobus pa kontroll policor vetëm me biletën. Kjo ka krijuar lehtësira sipas turistëve, pasi po të kontrolloheshin do të merrte shumë kohë”.
“Kemi arritur kulmin para 4 ditësh me 1600 turistë në një ditë. Ka edhe turistë javorë, që qëndrojnë gjatë një jave. Me vitin 2019 jemi akoma më mirë, ka rritje të numrit të turistëve”, tha Qendro.
Drejtori i portit, Qendro tha gjithashtu se “do të realizojmë edhe hyrjen për në terminal, me sistem dixhital të kontrollit të biletave”.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi