Në të gjithë qarkun e Vlorës po zhvillohet një aksion pastrimi, në kuadër të Planit Kombëtar të Pastrimit.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga ky aksion, ndërsa theksoi se ai nuk do të ndalet në të gjithë territorin e vendit. “Tri ditë pastrimi intensiv në gjithë qarkun e Vlorës, aty ku nisëm Planin Kombëtar të Pastrimit 5 muaj më parë dhe që e vazhdojmë çdo ditë në gjithë territorin. Sezoni turistik fillon nga rrugët, plazhet, ambientet e përbashkëta të pastra, higjienike e që të kënaqin syrin”.
“Faleminderit të gjitha institucioneve dhe punonjësve që po i bashkohen këtij plani. S’do ta ndalim vrullin deri sa t’i kemi dhënë fund turpit të çibanëve në territor”, tha Kumbaro. Në aksionin e pastrimit në qytetin e Vlorës ditën e sotme morën pjesë edhe fëmijët.


“Na u bashkuan në Vlorë duke nisur nga pastrimi i oborreve të shkollave e deri tek ambientet e përbashkëta, sepse të mësojnë përgjegjësinë për mbetjet që vetë prodhojnë dhe dashurinë për ambientin është investimi më i sigurt për një Shqipëri të pastër”, tha Kumbaro.

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI