Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë këtë të enjte në Tiranë, por kësaj radhe në stadiumin ”Air Albania”, për të mbështetur kombëtaren e Shqipërisë.
Shefi i ekzekutivit të Kosovës ka publikuar një foto në rrjetin social “Facebook”, ku shihet i shoqëruar nga djali i Adem Jasharit, Lulzim Jashari, rrugës për në Tiranë.
“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruan Kurti në Facebook.
Në stadiumin ”Air Albania” do të zhvillohet ndeshja ndërmjet kombëtares së Shqipërisë me Republikën Çeke, sonte në orën 20:45.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi