Një prej kritikuesve më të ashpër të Lulzim Bashës në PD, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Arben Ristani, e cilëson Kuvendin e djeshëm të PD-së si një fshehja nga e vërteta të lidershipit demokrat. Ristani shkruan në Facebook se drejtuesit e PD-së analizuan vjedhjen e kundërshtarit dhe jo veten duke fshehur të vërtetën.
“Drejtuesit e PD zhvilluan dje “Kuvendin”, për të analizuar vjedhjen e kundërshtarit, duke mos gjetur forcën, kurajën dhe përgjegjshmërinë, për të analizuar veten. Fshehja nga e vërteta me metodën e Strucit, nuk do i çojë larg. Vendi ka nevoje ulëritëse për opozite të vërtete dhe alternative te besueshme”, ka shkruar Ristani./shqiptarja///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi