– Lady Gaga do të interpretojë Himnin Kombëtar gjatë ceremonisë së betimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, javën e ardhshme në Uashington, njoftoi sot komiteti përurues.
Gaga, e lindur Stefani Germanotta, ishte një nga personat e famshëm që bëri fushatë për Biden gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.
Gjatë ceremonisë së të mërkurës do të interpretojë, gjithashtu, edhe Jennifer Lopez.
Andrea Hall, një zjarrfikëse në karrierë nga Fulton County, Georgia, do të drejtojë Betimin e Besnikërisë dhe Amanda Gorman, fituesja e parë e “Poeti Kombëtar i Rinisë” do të recitojë një poezi.
Përurimi i Biden dhe zëvendëspresidentes së zgjedhur, Kamala Harris, pritet të jetë një ngjarje pa shumë bujë, për shkak të pandemisë COVID-19 dhe kërcënimeve të vazhdueshme të sigurisë.//ATSH-DPA///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota