Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informoi sot se gjatë natës ka pasur reshje me intensitet shoqëruar me temperatura të ulëta.
Sipas ARRSH-së, kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, në Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.
Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km ARRSH thotë se rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave. Sipas ARRSH-së, vazhdon puna me mjete borë pastruese.
Po ashtu, në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, vende vende ka ngrica.
“Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë”, informon ARRSH. /atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI