SHENIM// Lamtumirë Silke Blumbach, Zog i lirë që me ikjen tënde mbolle trishtim! Lamtumirë Silke, Zog i lirë dhe mike e përhershme e e Shqipërisë, që me ikjen tënde sot, mbolle trishtim tek mijëra miq!. Gazetare , poete dhe përkthyese, veprimtare, humaniste. Ish banore e Sarandës dhe gazetare e Radios “Saranda”.
I dhimbshëm lajmi që shpërndau sot për Silken, miku im, poeti Sadik Bejko. I dhimbshëm për të gjithë miqtë e Silkes! Në hapësirat shqiptare po edhe më shumë se kaq. Prehu në paqe, Mikja jonë e dashur, gjermania që e deshe aq shumë Shqipërinë dhe gjuhën e saj; Që e fliste si një shqiptar i kultivuar gjuhën tonë amtare dhe që shkrove në gjuhën e Naimit -apostullit tone!
Sot dëgjua nga arkiva e Radios “Saranda” zërin JOT dhe interpretimi i poezive të tua në MUZA Poetike me “Karavela e fundosur”. Lamtumirë Kolege, reportere e radios “Saranda ” ! Lamtumirë, Mike sarandiote!
Ku e gjeje aq optimizëm ? Ku e gjeje atë dritë shkëndijimi në sytë e ty edhe në ditët më të vështira?
Sot, shumë miq e mikesha të kanë përcjellë së largu, ashtu siç e meritoje. “Krijimtari poetike të shkruar me një shqipe të mahnitshme. 20 vjet të shkruara shqip me shpirt në gjuhën e apostull Naim Frashërit , Silke ishte nje Shpirt i bukur, i lire, jete e jetuar me intensitet deri ne frymemarrjet e fundit ! Silkja gjermane. Liria jone Shqiptare. Padyshim nje rast i jashtëzakonshëm në afrimin e dy kulturave. Shpirtëra aq të bukur kemi njohur fare pak!
“Nje personaliteti rrezellites pa kurrfare fije egoizmi.
Faleminderit Silke per gjithçka bere per ne! Mirenjohje .//(SHENIMI pas lajmit audio transmetuara ne Radio “Saranda”,dt.13.06.2020)
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari