Java nis me mot të mirë! Ndryshe nga ditët që lamë pas, çadra nuk do jetë më me ne gjatë ditës pasi dielli do mbizotërojë mirëpo i ftohi do jetë i pranishëm.
Sipas MeteoAlb dita nis me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, por duke ju afruar mesditës vranësirat shtohen në vend.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike .
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.
Rajoni dhe Europa:
Pjesa më e madhe e kontinetit Europian do të paraqitet me mot të paqëndrueshëm. Konkretisht Qëndra dhe Perëndimi mbeten me reshje shiu, por reshje të dendura dëbore do ketë veriu dhe lindja e Europës. Ndersa kthjellimet dominojnë Rajonin e Mesdheut.///
ME SHUME LAJME
Gjykata e Lartë cakton datën e gjyqit të Saimir Tahirit
Bajpasi i Sarandës gati vitin e ardhshëm, më pak trafik për banorët dhe turistët
Konispol. I riu nga Lushnja kapet me 11 iranianë dhe irakenë. 2500 euro “bileta”