Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se nga Zyrat e të Huajve të shtetit helen, deri në datën 31 dhjetor të këtij viti, do të pranohen si dokumente të vlefshme të gjitha pasaportat shqiptare, të cilat kalojnë afatin e vlefshmërisë brenda vitit 2020.
“Ky vendim i qeverisë greke krijon lehtësi për emigrantët shqiptarë, të cilët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme në shtetin grek, duke përfshirë rinovimin e lejeve të qëndrimit, shërbimet e mbrojtjes sociale, shëndetësore e arsimore”, sqaron ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
Gjithashtu, emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri.///
ME SHUME LAJME
Llogora. Shuhet plotësisht vatra e zjarrit mbi tunel
“Stato Quotidiano”: Riviera Shqiptare jashtë sezonit: Një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë
Sarandë. Mbërrin në Port kroçera “Seabourn Quest” me 467 turistë në bord