ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell.
Vranësirat do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave duke nisur që nga orët e para të 24-orëshit. Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes reshjet mbeten të përqendruara në zonën e verilindjes dhe më pas kemi ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin.
Lokalisht reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike.
Era do të jetë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe hera herës intensive deri në 15-22m/s. Valëzimi i forcës në det do jetë 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/32 | Re shi/diell |
| Kukës | 17/28 | Re shi/diell |
| Lezhë | 19/31 | Re shi/diell |
| Dibër | 15/27 | Re shi/diell |
| Durrës | 21/31 | Re shi/diell |
| Tiranë | 12/32 | Re shi/diell |
| Elbasan | 19/32 | Re shi/diell |
| Berat | 18/34 | Re shi/diell |
| Vlorë | 20/30 | Re shi/diell |
| Korcë | 16/27 | Re shi/diell |
| Gjirokastër | 17/30 | Re shi/diell |
| Sarandë | 18/30 | Re shi/diell |
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë