Ylli i Hollivudit dhe aktivisti për mbrojtjen e mjedisit, Leonardo DiCaprio ka reaguar pasi Vjosa u shpall parku i parë kombëtar i një lumi të egër në Evropë.

DiCaprio shkruan se ky është një moment historik, dhe një vizion i ri për mbrojtjen e ujërave në botë.
“Sot u bë histori. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për mbrojtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!”, tha DiCaprio i cili ka folur shpeshherë për mbrojtjen e këtij lumi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI